Kapsollat që hidhën gjatë protestave të opozitës e kanë edhe një justifikim nga kjo e fundit. Ish-deputeti demokrat Luçiano Boçi u shpreh sot se nuk ka asgjë të keqe.
“Kapsollat hidhen edhe për Vitin e Ri. Nuk e kuptoj çfarë të keqe ka këtu?” – tha Boçi.
Por ish-deputeti harron se për Vitin e Ri, kapsollat nuk hidhen në drejtim të Policisë apo institucioneve, shkruan JavaNews.
Për më tepër, vitet e fundit përdorimi i tyre është ndaluar edhe gjatë festave.
Nga ana tjetër, Boçi justifikoi edhe mungesën e Bashës. Duke folur LIVE për televizionet gjatë protestës së sotme, ai tha: “Zoti Basha ka një axhendë dhe është më e rëndësishme të ndodhet në Bruksel në takime me përfaësues të PPE” – tha ish-deputeti i PD.
/JavaNews/a.rada