Një grua ndërroi jetë në një aksident tragjik të ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Tepelenë-Krahës. Ajo udhëtonte me bashkëshortin e saj në një automjet tip Volkswagen, kur janë përplasur me një autobus me targa të Elbasanit, që ishte duke shkuar në drejtim të Sarandës.
Përplasja ka rezultuar fatale për gruan, e cila ndërroi jetë në vend, ndërsa bashkëshorti i saj mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spital. Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për të mësuar shkaqet e këtij aksidenti të rëndë.
/a.meta