Një anije italiane që ishte nisur për në Brazil ndërsa mbante me vete rreth 2,000 makina, ka përfunduar në fund të detit. Anija e mbushur me kontenierët që po transportonte edhe 37 Porsche u përfshi nga flakët në Oqeanin Atlantik vetëm pak pasi ishte nisur nga Franca.
Të gjithë 27 anëtarët e ekuipazhit në bord u shpëtuan nga ushtria britanike ndërsa autoritetet franceze filluan të pastrojnë një derdhje të naftës të shkaktuar si pasojë e fundosjes. Anija u fundos me 12 mars rreth 150 milje detare në jugperëndim të Brestit, Francë, në një thellësi prej 4600 metrash nën sipërfaqen e oqeanit.
Prodhuesi gjerman i makinave Porsche konfirmoi të martën se anija e fundosur mbante katër modele të 911 GT2 RS. Prodhimi i këtij modeli të veçantë përfundoi në shkurtin e kaluar, por Porsche do të prodhojë pak më shumë për të kompensuar dërgesën e humbur, sipas Carscoops.
Çdo automjet ka çmimin e shitjes me pakicë prej rreth $ 293,200.