Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka prezantuar sot mjekët e rij në Spitalin Rajonal të Shkodrës, pas përfundimit të ciklit të specializimit 4-vjeçar.
Ministrja deklaroi sot se ”tetë mjekë të rinj i shtohen ekipit të spitalit rajonal Shkodër pas përfundimit të ciklit të specializimit 4-vjeçar”, duke u uruar atyre punë të mbarë.
Hapja e specializimeve në mjekësi nga ana e Qeverisë shqiptare po plotëson vakancat në këtë sistem, duke ofruar më shumë shërbime për qytetarët.