Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me kryetaren e re të CDU-së gjermane Znj. Annegret Kramp-Karrenbauer.
Basha ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e CDU, parti simotër e PD, në hartimin e programit tonë ekonomik dhe modernizimin e PD.
Postimi i plotë:
“Në Asamblenë Politike të Partisë Popullore Europiane në Bruksel pata nderin të takohem me Znj. Annegret Kramp-Karrenbauer kryetaren e CDU. Në emër të PD shpreha mirënjohjen për mbështetjen e partisë sonë simotër CDU në hartimin e programit tonë ekonomik dhe modernizimin e PD.”- thuhet në Twitterin e Bashës.
/a.r