Dy nga familjarët e viktimave kanë bënë një kërkesë në Gjykatën e Tiranës për riahpjen e procesit gjqyësor për cështjen e Gërdecit. Feruze dhe Zamira Kurda kërkojnë nga Gjykata të revokojë vendimin që pushoi çështjen dhe që Prokuroria të nisë hetimit mbi Fatmir Mediun pasi thonë se ai nuk u hetua kurrë dhe nuk askush nuk mbajti përgjegjësi për jetët e humbura në këtë tragjedi. Shpërthimi në fabrikën e demontimit të armëve në Gërdec, shkaktoi 26 jetë të humbura në shkurtin e 2008-ës.
Dy ditë pas tragjedisë, Fatmir Mediu dha dorëheqjen nga posti i ministrit të mbrojtjes dhe më pas parlamenti me shumicë votash i hoqi atij imunitetin e deputetit pas kërkesës për hetim nga prokuroria e përgjithshme.