Nënë e bijë mbetën të plagosura në një aksident rrugor të ndodhur në qytetin e Korçës, pranë shkollës greke. Nëna dhe vajza ishin në makinë, kur u goditën nga një makinë, por fatmirësisht mësohet se nuk kanë dëmtime serioze për jetën.
Një automjet erdhi me shpejtësi dhe godoti makinën e tyre, e më tej u largua nga vendi i ngjarjes. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen për të mundësuar identifikimin e shoferit të papërgjegjshëm që u largua nga vendngjarja.
/a.meta