Sali Berisha ka bërë një status në FB, ku shpreh gjithë mllefin dhe urrejtjen e tij, ndaj ish-kryeprokurores Ina Rama, por edhe frikën se ajo mund të rikthehet në krye të Prokurorisë së Përgjithshme.
“Krye, krye kreu i Meduzes, Edvin Kistaq Urrejtja zgjodhi sot zedhenesin e tij ne institucionin e akuzes!
Miq, sot Kunat KLP vendosi per te zgjedhur zedhenesin e Rames per institucionin e akuzes. Per te realizuar kete, Kunat KLP, jashte çdo kriteri ligjor dhe kushtetues, vendosi sot qe te perjashtohen nga gara te gjithe kandidatet per kete post qe nuk kane mbrojtur doktoraturen.
Miq, ky eshte kriter unikal ne bote. Ky kriter akademik vendoset vetem per vendet e hapura per drejtim katedrash apo institucionesh akademike kerkimore shkencore.
Burimet nga Kunat KLP njoftojne se kete kriter e ploteson Kunati ne krye te KLP, ndrikull Ina Rama dhe tezaku i saj Olsi Çela.
Tani emrin e zedhenesit te krye, krye kreut te Meduzes gjejeni vet”, shkruan Berisha.(TemA)