Nga Mitro Çela
Viti 1983. Shoku ynë Enver kishte ditëlindjen: 75 vjeç. Me këtë rast, populli, edhe pa dijen e tij, i ndërtoi një vilë në zemër të Bllokut. Me dy kate. Me pishinë brenda. Me një duzinë me dhoma. Me një sallë për mbledhje.
Ndërkohë kinostudjo po xhironte një dokumentar për jetën e liderit të komunizmës. Një pjesë e dokumentarit do “thurej” në vilë.
Sipas skenarit në mes të podjumit zuri vend shoku Enver. Në një anë kryeministrit, shoku Adil Çarçani. Në krahun tjetër zëvendëskryeministrit, shoku Besnik Bekteshi.
Salla e mbushur me naftëtarë dhe minatorë. Mes gazetarëve isha i ftuar edhe unë, në atë mot shef i sektorit ekonomik në “Zerin e popullit”
Çdo mizaskenë xhirohej nën syrin vigjilent te shoqes Nexhmije.
Për ta përtypur më mirë tregimin, duhet të them, se në atë mot, shoku ynë Enver, vuante nga skleroza.
Kur u ndezën kamerat e mori fjalën shoku Enver:
-Sot dua ti flas popullit tim, trim dhe liridashës për naftë. Pse do të thoni ju? Ua thom unë: Nafta çan bllokadën. Nafta në memëdhenë tënë shtrihet në formë trekëndëshi: Tomorr, Kuçovë, Cakrran, Vlorë, Shëngjin.
-E dini sa naftë prodhuam në vitin 1980? Ua thom unë: 1.3 milionë tonë. Një vit më vonë, në vitin 1938…
-1981, shoku Enver,-ndërhyri me takt shoqja Nexhmije.
-Edhe ne të udhëheqjes i lajthitim vitet,-tha buzëgas, shoku Enver.- Një vit më vonë u prodhuan 200 milionë tonë naftë….
E mori ferra uratën. Shoqja Nexhmije u bëri me shenjë kamerave. Mori mikrofonim:
-Tani, bashkë me shokun Enver do bëjmë një xhiro në kopështin e shtëpisë.
Kamerat punonin. Herë pas here shoku Enver pyeste shoqen Nexhmije:
-Si dola?
-Shkëqyshëm!
Sipas skenarit, personazhi do rikthehej në vilë për të pirë kafe.
Në hyrje të vilës ishin katër-pesë shkallë. Unë u ndodha tek dera. Çifti po ngjiste shkallët. Shoku Enver më zgjati dorën:
-Ky është Mitro Çela. Gazetar- tha shoqja Nexhmije.
-Ouu! Të kam lexuar? Shkruan në gazetën “Le Monde”? Foli frëngjisht…
-Jo shoku Enver. Mitroja është gazetar tek “Zëri i Popullit”…
U futëm në sallë. Shoku Enver takonte punëtorinë. U afrova edhe unë. Më përqafoi dhe më foli në rrëzë të veshit frëngjisht:
-Më dërgo telegram, kur ta botosh reportazhin. Jam i abonuar në “Le Monde”…
Shënim.
1.Dy vite më vonë shoku Enver vdiq.
2.Tre vite më vonë, mua më vunë “fshesën” nga “ZP-ja”. Nisa punë korrespodent i gazetës “Bashkimi” në Elbasan, Gramsh dhe Librazhd..
Më duket se edhe ti Mitro ke filluar të lodhesh. Koha…..vitet e bëjnë të vetën.