Një biznes për të ndihmuar popullin dhe ekonominë e Spanjës. Është kjo idea më e re e yllit të Juventusit, Cristiano Ronaldo, i cili ka zgjedhur Madridit për të shtrirë “tentakulat” e tij edhe në botën e biznesit.
“Alopecia është një problem shumë i madh në Evropë dhe në mbarë botën dhe ne duam t’i ndihmojmë njerëzit të përmirësojnë vetëvlerësimin e tyre dhe të mos kenë turp të vijnë tek ne.
“Gjithkush pëlqen të kujdeset për imazhin e tyre dhe unë jam një shembull shumë i qartë për këtë dhe kjo është arsyeja pse kur Paulo Ramos, Drejtori Ekzekutiv i grupit më tregoi për këtë projekt dhe menjëherë e kuptova se ishte diçka unike. Ky projekt do të jetë një sukses, pasi ne duam të ndihmojmë Spanjollët dhe ekonomia spanjolle.-tha Ronaldo në ceremoninë e inagurimit të klinikës së re të transplantimit të flokëve.
Grupi “Insparya” bashkëpronar me Ronaldon i këtij filiali, posedon 10 klinika në Portugali dhe ka bërë rreth 35,000 transplantime, pasi trajtimet e tyre zgjasin rreth gjashtë orë dhe kushtojnë mes 4.000 dhe 7.000 euro.
/g.kosovari