Tre persona u arrestuan nga Policia e Tiranës dhe një tjetër u shpall në kërkim për vjedhje në bashkëpunim të bagëtive të trasha në Kamëz. Ndërkohë nga hetimet e kryera rezultoi nga janari 2018 deri në mars 2019, kanë kryer një vjedhjen e 18 bagëtive. Në momentin e arrestimit ku gjetën dy bagëti të trasha të cilat i kishin vjedhur.
Të arrestuarit
– A. M., 25 vjeç, banues në Kamëz
– B. Z., 33 vjeç, banues në Velipojë
– G. D., 27 vjeç, banues në Mamurras
U shpall në kërkim:
– R. M., 30 vjeç, banues në Kamëz
Policia sqaron se:
Shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri-tjetrin më 13 mars 2019, në Zall-Herr i kanë vjedhur dy bagëti të trasha shtetasit A. N.
Nga veprimet hetimore të kryera rezulton se këta shtetas në harkun kohor janar 2018-mars 2019 kanë kryer një sërë vjedhjesh ku kanë vjedhur 18 bagëti të trasha.
Në momentin e arrestimit Policia iu ka gjetur dy bagëti të trasha të cilat këta shtetas i kishin vjedhur.
Gjithashtu Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale tre automjete.
Vijon puna në bashkëpunim me Policitë e qarqeve të tjera për zbardhjen e vjedhjeve të tjera të kryera nga këta shtetas.
Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur. /a.meta