Miratimin e kalimit të së drejtës së pronësisë në favor të subjekteve përfituese për 681 parcela ndërtimore të objekteve të legalizuara dhe kompensimin financiar të pronarëve të pasurive të paluajtshme që preken prej tyre, sipas shtojcës bashkëlidhur këtij vendimi.

Parcelat gjenden në 10 Qarqe, konkretisht Berat (ZVRPP Berat, Kuçovë, Lushnjë), Elbasan (ZVRPP Elbasan, Peqin, Librazhd, Gramsh), Tiranë (ZVRPP Tiranë dhe Kavajë), Fier (ZVRPP Fier, Lushnjë), Vlorë (ZVRPP Vlorë dhe Sarandë), Gjirokastër (ZVRPP Gjirokastër, Përmet), Lezhë (ZVRPP Lezhë), Kukës (ZVRPP Kukës, Tropojë), Korçë (ZVRPP Korçë, Pogradec) dhe Durrës (ZVRPP Durrës).
Pronarët e pasurive të paluajtshme që preken nga ndërtimet e legalizuara kompensohen për 11.866,63 m² sipërfaqeme vlerë totale 49.033.353 lekë ose afërsisht 400 mijë euro.
Me këtë Vendim, Këshilli i Ministrave miratoi vendimin me numrin më të madh të pronarëve, të cilëve u është zënë toka nga ndërtimet informale. Në pesë vite, qeveria ka kaluar 35 VKM për kompensimin e pronarëve të ligjshëm, me një total financiar rreth 4.5 miliardë lekë, ndërsa nga viti 2008 deri në vitin 2013 kanë qenë të miratuara vetëm 15 VKM. Nga shifrat zyrtare të ALUIZNI-t rezulton se, në 35 vendime të miratuara nga Këshilli i Ministrave kanë përfituar 16.273 trashëgimtarë. Deri më sot janë trajtuar 2.694 pasuri, toka e të cilëve është zënë nga ndërtimet pa leje.
/a.meta