Një 31-vjeçar nga Tirana është arrestuar në flagrancë nga forcat e policisë, në vendin e quajtur “kthesa e Patokut”, në aksin që lidh kryeqytetin me Lezhën. Ndalimi i tij erdhi pas informacioneve që policia kishte siguruar në rrugë operative. Ata ndaluan automjetin në qarkullim për një kontroll të befasishëm, e brenda një televizori është gjetur e sekuestruar një sasi prej 3 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa. I arrestuari N.N. do të procedohet tashmë nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor të Lezhës për veprën penale të “prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”. /a.meta