Prej muajsh PS ka nisur përgatitjet për zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Pritshmëritë ishin që lista garuese e kandidatëve për kryetar bashkie të publikohej gjatë Kongresit të së shtunës. Por kryesia vendosi që këtë proces ta shtyjë pas kongresit.
Bëhet fjalë për përzgjedhjen e kandidatëve në Shkodër, Durrës, Burrel, Berat dhe disa bashki të tjera.
Ndërkohë të konfirmuar indirekt deri më tani për garën e 30 qershorit janë Erion Veliaj në Tiranë, Armando Subashi në Fier, Dritan Leli në Vlorë.
Sakaq mësohet se në diskutim për të kandiduar në Kukës një bashki e djathtë socialistët pritet të hedhin në fushës betejës elektorale Safet Gjicin.
Deputeti Pjerin Ndreu prej kohës ka nisur punën në Lezhë bashki, e cila mbahet nga LSI.
Në bashkinë e djathtë si Pogradeci pritet kandimimi deputetit socialist Ilir Xhankolli.
Një tjetër deputet socialist Ilir Ndraxhi është projektuar për bashkinë e Shijakut.
Në garën për të fituar një tjetër bashki të djathtë si ajo e Vorës si favorit socialistët shikojnë ish perfektin e Tiranës deputeti Sadi Vorpsi.
Për Gjirokastrën në garë për kandidim janë deputeti Flamur Golemi, Armand Hilaj kryetar qarku, Ornela Çuçi zëvendës ministre e Mjedisit dhe homologia e saj nga ministria e punëve të jashtme Artemisa Dralo.
Për t’ja fituar demokratëve bashkinë e Kavajës i preferuari socialistëve është mjeku Arben Rrugia, i cili nuk e ka konfirmuar ende pëlqimin për të hyrë në garë.
Për Prrenjasin socialistët do të garojnë me Nuri Belbën. Tropojën bashki e djathtë, do të tentojnë ta fitojnë me Rexh Biberajn. Tashmë në Elbasan ka nisur punën Glent Llatja për të zëvendësuar Qazim Sejdinin.
Saranda me gjasë pritet t’i besohet Stefan Cipës ish zv/ministër i Brendshëm dhe ish drejtor i Burgjeve.