Një gjetje e re e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, ka bërë që Kolegji i Posaçëm i Apelimit, të zhvillojë në seancë të hapur ankimin e ish-prokurores Rovena Gashi. Gjatë ditës së sotme, KPA mori në shqyrtim në dhomë këshillimi, ankimin e subjektit të rivlerësimit Rovena Gashi, kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që e shkarkoi atë në korrik të vitit që lamë pas, pasi nuk arriti të kaloj me sukses në kriterin e pasurisë.
“Bazuar në nenin 51, pika 1, germa “a” e ligjit nr.49/2012 për “Gjykatat Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative”, i ndryshuar, trupi gjykues i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Luan Daci relator, Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, mori vendimin e ndërmjetëm për shqyrtimin e çështjes në seancë publike për dëgjimin e subjektit të rivlerësimit, lidhur me një gjetje të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, dërguar Kolegjit të Posaçëm të Apelimit me shkresë nr.321 prot., datë 14.03.2019 dhe të protokolluar me nr.357 prot., datë 15.03.2019”, njofton Kolegji i Posaçëm i Apelimit.
/a.meta