Edi Rama ishte i pranishëm sot në “Agropika “ në Tiranë ku komentoi mbështetjen financiare të fshatrave të kryeqytetit për të gjitha prodhimet bujqësore. Krahas videos së publikuar në rrjetin social ‘Facebook’, kryeministri Rama nuk kurseu edhe përgjigjet për komentet e qytetarëve.
Një qytetar e pyet për mollët e rrethit të Korçës dhe Kolonjës nëse do ndërhyjë shteti para se të kalben. Ndërkohë, kryeministri Edi Rama i përgjigjet se shteti nuk mbledh mollë dhe kumbulla në asnjë vend.
Edi Rama: Shteti nuk mbledh molle e kumbulla ne asnje vend, i mbledh tregu dhe qe t’i imponohesh tregut duhet t’i shkosh pas nevojave! Sidoqofte po i ndihmojme me referencat, por s’eshte zgjidhje afatgjate. Zgjidhja eshte ndiq tregun sic bejne te tere ata qe eksportojne apo tregtojne me sukses ne vend.
/a.meta