Kreu i Hipotekës në Elbasan, Mariglen Disha është liruar nga detyra me firmë të ministres së Drejtësisë, Etilda Gjionaj për të vijuar me një tjetër post, por kësaj here i transferuar në Tiranë.
“BalkanWeb” shkruan se ka siguruar vendimin e lirimit nga detyra të Dishës, ndërsa pas sfidave në Korçë dhe Elbasan, inxhinieri do të marrë frenat e ALUIZNIT në Tiranë duke zëvendësuar, Eglantina Frrokun.
Për këtë ka reaguar edhe vetë Mariglen Disha në “Facebook” teksa falënderon qytetarët e Elbasanit për besimin që kishin ndaj punës dhe veprimtarisë së tij.
“Për të gjithë miqtë dhe dashamirësit e mi në qarkun e Elbasanit dhe me gjerë! Dua t’ju falënderoj për bashkëpunimin dhe besimin që më keni dhënë gjatë gjithë kësaj kohe. Jam përpjekur të shërbej me gjithë forcën dhe mundësitë e mia dhe se bashku kemi arritur jo pak suksese. Miq, dua te ndaj ju, se me është besuar një detyre tjetër në Tirane dhe shpresoj te kem te njëjtin sukses si ne Elbasan. Faleminderit për mbështetjen Tuaj!”, shkruan Disha.
/G.Kosovari