Policia e Tiranës ka dhënë shifrat zyrtare të personave të proceduar pas protestës së djeshme në Tiranës. Sipas policisë janë 33 të proceduar per aktet e dhunës në protestën para parlamentit, mes tyre dhe sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi.
“Policia e Tiranës nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë ka arrestuar 14 shtetas, për veprime të dhunshme mbi institucionet kushtetuese, mbi Policinë dhe për shkatërrimin e pronës gjatë zhvillimit të protestës së opozites Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim më datë 16.03.2019. Veprimet proceduriale janë kryer në bazë të një analize të pamjeve filmike, raport shërbimeve, si dhe provave të tjera të mbledhura nga grupi hetimor. Janë proceduar në gjendje të lirë dhe 11 persona te tjerë, ndërsa 7 shtetas janë shpallur në kërkim. Është proceduar penalisht gjithashtu shtetasi G.B., organizator i protestës së zhvilluar në 16 mars 2019. Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 130 kapsolla te ndaluara si të rrezikshme për jetën”, deklaron policia.
Gjithashtu policia deklaron se janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 130 kapsolla te ndaluara si të rrezikshme për jetën.
Ndërsa janë arrestuar për konsumimin e elementëve të veprave penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Kundërshtim me dhunë të punonjësit të policisë”, “Prishje të rendit dhe qetësisë publike” dhe “Mbatja dhe përdorimi i lëndëve plasëse”, shtetasit:
- R., 19 vjeç
- B., 41 vjeç
- B., 33 vjeç
- S., 33 vjeç
- D., 35 vjeç
- Rr., 40 vjeç
- B., 31 vjeç
- B., 22 vjeç
- B., 37 vjeç
- S., 21 vjeç
- Gj., 24 vjeç
- K., 19 vjeç
- B., 33 vjeç
- Z., 20 vjeç.
Po punohet për identifikimin, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë që kanë kryer veprime të dhunshme gjatë protestës së djeshme.
Materialet proceduriale do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.