Ka nisur me këmbën e mbarë aventura e Zinedin Zidan në krye të Real Madridit, teksa kryeqytetasit kanë thyer në “Santiago Bernabeu” skuadrën e Selta Vigos me rezultatin 2-0, një fitore që lejon Realin të konsolidoje vendin e tretë dhe të ushtrojë presion tek Atletiko.
Pjesa e parë e ndeshjes do të mbyllet me rrjeta të paprekura, ndërsa në të dytën, beniamini Izko në minutën e 62-të dhe Gareth Bejl në të 75-ën, kanë siguruar fitoren për të zotët e shtëpisë, duke bërë që rikthimi i Zidan në stolin e Realit të nisë në mënyrën më të mirë të mundshme.
/a.meta