Kreu i Grupit Parlamentarë të PS-së, Taulant Balla ka reaguar pas protestsë së kësaj të shtune. Në një postim në facebook, ku ka hedhur edhe një video, ku duket një qytetarë duke shkulur një pllakë betoni, Balla shkruan se, sipas tij shqiptarët dinë ta bëjnë diferencën se kush punon për ta bërë Shqipërinë pjesë të familjes europiane dhe kush janë dhunuesit përsëritës të imazhit të Shqipërisë.
“Shqiptarët dinë ta bëjnë qartë diferencën. Kush punon për ta bërë Shqipërinë pjesë të familjes europiane dhe kush janë këta dhunues përsëritës të imazhit të Shqipërisë e që shquhen vetëm për të prishur gjithçka Shqipëria ndërton me mund. Gjithmonë këta do të mbahen mend si dhunues. Shikojeni këtë video domethënëse se si shkaterrohet prona publike në hyrje të Kuvendit të shqiptarëve, në parkun që mban emrin e shqiptarit të madh “Fan Noli””, shkruan Balla.