Zv.kryeministri Erion Braçe ka reaguar pas protestës së organizuar sot nga opozita. Përmes një postimi në Instagram teksa poston një video ku shihet numri i pjesëmarrësve në protestë, Braçe shkruan se kreun e PD-së Lulzim Basha nuk ka popull që e ndjek.
“Kaq je Lulzim, vec kaq!
Nuk ke popull dhe ky eshte problemi yt!
E di pse?
Sepse Ti dhe Ju e keni vjedhur e vrare
Popullin!
E keni bere si kerkush para e pas jush!
A ju kujtohet #15Marsi?
A ju kujtohet #Gerdeci?
Ka Zot lart!
Ka Popull te tij ne toke!”- shkruan Braçe.
/a.meta