Prej një vogëlushi me flokë të bardha kaçurrele që e adhuronte fitnesin njëjtë si babai i tij, në një vrasës supermacist që vrau 49 njerëz në Zelandë të Re jeta e Brenton Tarrant, 28 vjeçarit që kreu sulmin në Zelandë, është publikuar online.
Tarrant, që transmetoi live në Facebook sulmin në xhaminë Al Nur në Chirstchurch të premten, u rrit në Grafton në Uellsin e Ri Jugor të Australisë.
Në një manifest të tij prej 73 faqeve, të cilin e shkroi para sulmit, 28 vjeçari i dha arsyet e tij dhe prapavijën e masakrës, transmeton Gazeta Express.
Me fjalët e tij, Tarrant e përshkroi veten si një “i bardhë i zakonshëm”, i cili kishte lindur në një familje të klasit të ulët, me të ardhura të vogla. Në manifest, ai thotë se “nuk ishte i interesuar” të shkonte në universitet pas shkollës.
Babai i tij vdiq nga kanceri kur ai ishte 20 vjeç dhe më pas ai kishte lënë Australinë për të udhëtuar botën, pak pasi i ndërroi jetë babai. Ai duket se kishte bërë para duke blerë dhe shitur Bitcoin dhe më pas kishte kaluar ca kohë duke udhëtuar botën prej vitit 2011 deri më sot – duke vizituar Korenë e Veriut, Pakistanin dhe Evropën.
Një grua që e njohu Tarrantin në shkollë, tha për Daily Mail se ai dukej njeri i jashtëzakonshëm kur punonte si trajner personal dhe dyshon se u radikalizua gjatë udhëtimeve të tij nëpër botë.
Babai i tij, Rodney, që ishte një atlet, vdiq nga kanceri më 2010 në moshën 49 vjeçare dhe nëna e tij dhe motra thuhet se ende jetojnë në vendin e njëjtë. Përderisa mbetet e paqartë nëse ndonjë i afërm i tij jeton ende në atë zonë, familja e tij është shumë e njohur në qytetin ku ndodhi sulmi në Zelandë.
Menaxheri i fitnesit, tha për Daily Mail Australia se Tarrant kishte ndjekur një dietë strikte dhe një ushtrime të vazhdueshme në palestër kur përfundoi shkollën e mesme. Ai tha se Tarrant u bë shpejt trajner dhe filloi t’i trajnonte edhe të tjerët në fitnes, transmeton Gazeta Express.
Tarrant besohet se udhëtoi nëpër Evropë dhe Azi Juglindore. Në një mesazh të mëparshëm në Facebook rreth udhëtimit të tij në Pakistan, ai kishte shkruar:
“Një vend i pabesueshëm, i mbushur me njerëz me zemër të mirë dhe të ndershëm”, raportoi The Sydney Morning Herald. “Bukuria e Hunzas dhe Luginës Nagar në vjeshtë nuk mund të përshkruhet”, kishte shkruar ai.
Në manifestin e tij, Tarrant thotë se sulmin e kishte planifikuar që dy vjet, por lokacionet e sulmit i zgjodhi vetëm tre muaj më parë, raportoi The Sydney Morning Herald.
Ai tha se në fillim kishte planifikuar që sulmin ta kryente në një xhami në Dunedin, por më vonë e ndërroi dhe e bëri në xhamitë Al Nur dhe Masxhid, sepse sipas tij, aty kishte më shumë “invadues”.
49 njerëz besohet se mbetën të vdekur gjatë sulmit, me dhjetëra të tjerë të plagosur. Ky është sulmi më i tmerrshëm në historinë e Zelandës së Re.