Një person ka vdekur dhe një tjër ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti në aksin rrugor Shkodër-Koplik.
Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur kryqëzimi i Koplik i Sipërm, teksa mjeti tip “Benz” është përplasur me mjetin “Volkswagen”.
Nga informacionet paraprake mesohet se viktima është identifikuar si shtetasi Nikola Sokoli, 26 vjeç.
“Në aksin rrugor Shkodër- Koplik në vendin e quajtur kryqëzimi i Koplik i Sipërm, mjeti tip “Benz” është përplasur me mjetin “Volkswagen” për pasojë ka gjetur vdekjen shtetasi N. S. 26 vjeç Malësi e Madhe drejtuesi i mjetit tip”Benz” si dhe ka mbetur i dëmtuar jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal Shkodër, shtetasi L. M. 59 vjeç banues Malësi e Madhe“, bën me dije policia.
Në vendin e ngjarjes ka mbëritur policia dhe grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.