Presidenti Ilir Meta është në Azerbajxhan ku merr pjesë në Forumin e 7-të Global me temë: “Një Politikë e Jashtme e Re”. Presidenti Meta, nënvizoi se: “pas më shumë se 70 vitesh nga mbarimi i Luftës së Dytë Botërore, si dhe gati tre dekada pas Luftës së Ftohtë, sërish e ardhmja e rendit botëror duket e pasigurt.
Kërcënime të reja nga terrorizmi ndërkombëtar po përhapen me të njëjtën shpejtësi si revolucioni teknologjik dhe siguria kibernetike po bëhet një sfidë e madhe për shoqëritë dhe vlerat tona”, – tha Presidenti Meta.
Ndërsa duke u ndalur në zhvillimet më të fundit pozitive në rajon, si anëtarësimi i Malit të Zi në NATO dhe zgjidhja e çështjes së emrit midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, Presidenti Meta nënvizoi se, ato kanë gjeneruar një optimizëm të ri në rajonin tonë.
/a.meta