Pasi refuzoi të heq dorë nga mandati i saj i deputetit, Rudina Hajdari është parë në krah të ambasadorëve të BE-së. Kësaj here deputetja demokrate ka zhvilluar një takim me Ambasadoren e Gjermanisë në Tiranë, Sussane Shutz.
Hajdari e ka ndarë këtë takim me një postim në Facebook, teksa ka thënë se ndërkombëtarët janë të shqetësuar për situatën në Shqipëri.
Sipas deputetet që theu vendimin e grupit të PD-së, vendi nuk mund të vazhdojë me modelin e vjetër që nuk përfaqëson më qytetarët.
Sipas Hajdarit, situata në vend mund të agravojë dhe sipas saj nuk mund të rrimë të presim duar-kryq.
“Nuk mund të rrimë duar-kryq dhe të presim që ky ngërrç i paprecedent politiko-institucional të zgjidhet vetë. Situata mund të agravojë kur aktorët nuk vlerësojnë siç duhet rrethanat. Të gjithë aktorët kanë detyrimin që të reagojnë sa më parë për të orientuar një zgjidhje politike të gjithëpranueshme për krizën e paprecedentë në cilën gjendet sot Shqipëria, për një zgjidhje që siguron në radhë të parë interesin qytetar dhe kombëtar, pa ceduar demokracinë me qëllim që të ndikojmë pozitivisht të ardhmen e Shqipërisë dhe anëtarsimin e saj në BE”, shkruan Rudina Hajdari.