Deputeti PS, Besnik Baraj ka thënë se opozita nuk e ka popullin me vete dhe kërkon destabilitetin e vendit. Besnik Baraj u shpreh se ditën që ka opozita protestë, bashkitë që drejtohen nga opozita boshatisen.
“Opozita pretendon se ka popullin, por nuk ka as njerëzit që kishte futur në listat për deputetë. Lufta që po bën opozita është jo reale, por efektive. Nuk ka mësues sot që shkojnë në manifestime politike të qeverisë. Kur ishte opozita në pushtet nëse bëjmë një krahasim ka ndryshim shumë të madh. Populli nuk është mbrapa opozitës. Në njësitë bashkiake që drejtohen nga opozita ditën që ka protesta nuk gjen asnjë në punë. Rudina Hajdari është këshilluar me institucione ndërkombëtare dhe ka vepruar për mandatin. Ata duan ta çojnë vendin në destabilitet dhe t’i vënë zjarrin parlamentit. SHBA dhe BE e shohin veprimin e opozitën si çmenduri”- tha deputeti i PS.
I ftuar në news24, Bare u pyet se pse nuk hetohet kreu i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako për akuzat e blerjes së votave, deputeti i PS tha se këtë duhet ta bëjë drejtësia dhe sipas tij Basha dhe Berisha kërkojnë të pengojnë sistemin e ri të drejtësisë.
“Nuk e hetojmë ne Vangjush Dakon dhe ne duam që drejtësia të luajë rolin që luan ën vendet evropiane. Opozita meqë nuk arriti të minojë dhe të pengojë zhvillimin e institucioneve të drejtësisë kërkojnë të minojnë edhe vetë sistemin e demokracisë. Institucionet e reja të drejtësisë do vënë para përgjegjësisë të gjithë ata që kanë abuzuar. Berisha dhe Basha kanë frikë nga bëmat e tyre. Ata duan të pengojnë sistemin e ri të drejtësisë”- tha Besnik Baraj.