Kreu i PD-se, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me Aleancën për mbrojtjen e Teatrit duke thënë se kjo është një kauze e drejte dhe shembull një frymëzues.
Kryedemokrati e ka cilesuar protesten e vazhdueshme te artisteve një shembull që duhet ndjekur dhe jo vetem ne mbrojtje te Teatrit Kombetar .
Duke folur sot ne takimin e zhvilluar ne bashkepunim me Aleancen ne Mbrojtje te Teatrit, me teme: Arti në mbrojtje të Demokracisë dhe Interesit Publik, Basha ka theksuar se kriza politike ne vend kërkon një zgjidhje akute.
“Aleanca për mbrojtjen e Teatrit është një kauzë e drejtë dhe shembull frymëzues. Kriza politike kërkon një zgjidhje akute. Duhet qeveri tranzitore pa Ramën kryeministër dhe zgjedhje të parakohshme për daljen nga kjo krizë”, tha Basha.
Kreu i opozitës tha se, qytetarët ju përgjigjen thirrjes për protesta. Elita e vendit duhet të japë kontributn e saj në këtë krizë që po kalon vendi. Djegja e mandateve ishte nje përgjigje e opozitës ndaj thirrjes së qytetarëve.
“Parlamenti, pushteti të jenë produkt i votës së lirë, dhe me procesin e qeverisjes të jenë nën kontroll për të mos u kapur nga interesa kriminale. Diskutimi nuk ndodh në eter, ndodh në mes të kësaj krize të thellë, ku qytetarët i janë përgjigjur thirrjes për protesta, për t’i dhënë fund cdo iluzioni e deluzioni të një regjimi që duhet të marrë fund e duhet t’i hapë rrugën një procesi llogaridhënie për të gjithë ata që asgjësuan procesin zgjedhor dhe shkaktuan këtë krizë“, deklaroi Basha.