Pas fitores së madhe vjen frika. UEFA në bazë të imazheve të shfaqura në sfidën Juventus-Atletiko Madrid do të hap një hetim për Kristiano Ronaldon. Ky i fundit festoi si Simeone golin e tij të kualifikimit.
Në rastin më të mirë do t’ia hedh me gjobë, ashtu si trajneri i Atletikos, por në rast se kjo cilësohet si provokim ndaj tifozëve atëherë portugezi do të skualifikohet. “Cholo” në fakt u kthye nga tifozët e tij, ndërsa te Ronaldo do të vlerësohet sektori nga ai është kthyer.
Juventusi mund të humbasin yllin e saj për çerekfinalet e Ligës së Kampioënve. Madje nga Spanja ka edhe akuza se Ronaldo i quajti tifozët “bij ku*vash”.