Ka humbur jetën në spital e reja, e cila u plagos rëndë paraditen e sotme.
19-vjeçarja e cila ishte shtatzënë, u përplas nga një automjet së bashku me vjehrrën e saj paraditen e sotme, ku kjo e fundit ndërroi jetë në vend.
Gruaja 58-vjeçare me iniciale H.B. gjeti vdekjen në vend, ndërsa nusja E.B. mbeti e plagosur rëndë.
Me gjithë transportin në spital dhe ndërhyrjen e mjekëve e reja nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të plagëve të marra.
Mësohet se aksidenti ka ndodhur në afërsi të vendit që njihet si “ish 5 heronjtë”.