Ajri i ndotur vret më shumë sesa cigaret.
Një gjë e tillë konfirmohet nëpërmjet një studimi të kryer nga Thomas Muenzel, i Universitetit “Johannes Gutenberg” në Mainz në Gjermani.
Sipas të dhënave çdo vit në botë vdesin 8.8 milionë njerëz si pasojë e ajrit te ndotur dhe smogut në mbarë globin. Thënë ndryshe kemi të bëjmë me një mesatare të përafërt me 120 të vdekur në 100 mijë persona.
Nga ana tjetër duhanpirja mendohet se shkakton 7.2 milion viktima në vit kryesisht nëpërmjet sëmundjeve kardiovaskulare ose tumoreve. Në Evropë nga duhani vdesin 133 viktima në 120 mijë banorë në vit.
Ndër vendet perëndimore Italia është problematike në këtë drejtim pasi nga cilësia e keqe e ajrit vdesin 136 persona në 100 mijë njerëz çdo vit e po kaq problem është edhe Gjermania me 154 të vdekur ndër 100 mijë njerëz.
Numrin më të vogël të vdekjeve nga smogu e kanë Britania e Madhe dhe Franca ndërsa problemet më të mëdha janë në Europën Lindore në vende si Rumania, Ukraina, Bullgaria e deri tek Kroacia.
Megjithatë në këto vende është llogaritur që vdekshmëria është e lartë edhe për shkak të kombinimit te ajrit të ndotur me kequshqyerjen.