Sektori i shëndetësisë edhe pse është më i nënfinancuari në vend, si në drejtim të investimeve kapitale dhe pagave që jep për punonjësit në raport me Rajonin nuk po arrin të realizojë edhe fondet e pakta që jepen në buxhetet vjetore.
Ministria e Shëndetësisë raportoi se deri në fund të 8 -mujorit 2018 shënoi një ecuri të dobët të investimeve të planifikuara. Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë realizimi i shpenzimeve për investimet në kujdesin parësor ishte vetëm 14%.
Realizimi i shpenzimeve për 8 mujorin e vitit 2018 për shërbimin parësor përbën 17% të totalit të shpenzimeve të kësaj ministrie. Krahasuar me planin vjetor deri në fund të 8-mujorit shpenzimet korente ishin realizuar 72% dhe shpenzime kapitale 14 %.
Në këtë program janë parashikuar të realizohen produktet e mëposhtme:
Në programin e Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor Dytësor realizimi i shpenzimeve për 8 Mujorin e vitit 2018 përbën 37% të totalit e shpenzimeve të kësaj ministrie. Krahasuar me planin vjetor sipas zërave kryesorë rezulton se shpenzime korente janë realizuar 59% dhe shpenzimet kapitale janë realizuar 31%.
Sa i takon shpenzimeve spitalore në total realizimi i shpenzimeve për këtë program është në masën 57% për 98-mujorin. Përsa i takon shpenzimeve kapitale për këtë program kemi një realizim në masën 31% kundrejt totalit, ndërkohë si financim i brendshëm realizimi është 18%.
Në këtë program disa nga objektet më të rëndësishme janë si vijojnë:
Në këtë program disa nga objektet më të rëndësishme janë si vijojnë në sektorin e shëndetësisë jane si me poshtë:
Ndërtimi i Maternitetit të Ri, shtesë 2kat dhe rikonstruksion i repartit kirurgji+patologji sp.Sarandë. Kontrata është lidhur me vlerë rreth 222,000,000 lekë. Deri në fund të vitit 2016 janë financuar 73,483,000 lekë. Për vitin 2017 janë financuar 95,932,000 lekë për vijim i punimeve. Kontrata është parashikuar të përfundojë 18 muaj pas nënshkrimit të saj, pra në mesin e vitit 2018. Për vitin 2018 do te bëhet e mundur furnizimi dhe instalimi i pajisjeve mjekësore për kirurgjinë me vlerë 80,000,000 lekë, procedure e cila është përfunduar, është lidhur kontrata për një lot dhe priten te lidhen dhe dy kontratat e tjera.
Rikonstruksion të ambienteve ku do të instalohen pajisjet që do të furnizohen nga kredia italiane e Traumësshtese kontrate me vlerë të kontratës rreth 13,240,000 lekë. Ky investim është i rëndësishëm sepse ka lidhje me marrëveshjen midis qeverisë italiane dhe asaj Shqiptare për Fuqizimin e Qendrës Traumatologjike Kombëtare të Tiranës. Realizuar.
Rikonstruksion i ambienteve ekzistuese dhe shtesë ambientesh të reja në Spitalin Universitar të Traumës shtese kontrate me vlerë të kontratës 9,703,000 lekë.
Rikonstruksion i një godine 4 kat dhe shtese anësore për zhvendosjen e Maternitetit brenda korpusit të spitalit Korçë. Kontrata ka vlerën 122,825,085.43 lekë. Punimet tashmë kanë nisur dhe përfundojnë në fund të vitit 2018. Për vitin 2017 janë realizuar 26,000,000 lekë (fondi i akorduar për këtë vit) dhe vlera e mbetur prej 96,865,200 lekë është çelur për vitin 2018. Kontrata do te mbyllet sapo te instalohen dhe pajisjet qe pritet te vijnë ne kuadër te objektit te investimit “F.V pajisje për maternitetin e sp. Korçe”.
Rikonstruksion i Poliklinikës së spitalit Vlorë me vlerë limit 91,500,000 leke, ndërkohe çelur 64,000,000 lekë për vitin 2018. Pritet te fillojnë punimet
Paralelisht me rikonstruksionin është parashikuar dhe fondi prej 20,000,000 lekë për blerje dhe instalim të pajisjeve për këtë poliklinikë, procedure e cila është realizuar.
Në proces prokurimi
Rikonstruksion i pediatrisë së sp. Durrës me fond limit 262,000,000 lekë, ndërkohë për vitin 2018 është çelur vlera 50,000,000 lekë. Ne proces prokurimi. Procedura ka shkuar ne KPP
Ndërtimi i depos qendrore të barnave në QSUT. Fondi limit është 270,000,000 lekë.
ndërkohë për vitin 2018 është çelur vlera 54,000,000 lekë. QSUT-ja Punimet tashme kane nisur
V aparaturë rezonancë magnetike për shërbimin e neurokirurgjisë në QSUT. Vlera e celur në vitin 2018 është 150,000,000 lekë. Pritet te lidhet kontrata
Rikonstruksion i ish-kirurgjisë së vjetër sp.Elbasan. Fondi limit është 185,000,000 lekë.
Punimet kane nisur tashme
Rikonstruksioni i sistemit të ngrohje/ftohje/aspirim për godinën qendrore të SU Shefqet Ndroqi” me fond limit 222,000,000 lekë. Për vitin 2018 është çelur vlera 108,610,000 lekë. Punimet kane nisur
Rikonstruksion dhe shtesë në godinën e AKBPM Tiranë. Fondi limit është 173,290,000 lekë ndërkohë për vitin 2018 është çelur vlera 28,000,000 lekë. Ne proces prokurimi. Procedura ka shkuar ne KPP.
Në programin spitalor një vlerë të konsiderueshme zë zëri “TVSH, detyrim doganor + Kosto Lokale” me vlerë totale rreth 153 mln e 725 mijë lekë dhe për këtë zë kemi realizim të financimit në masën 15%, tashme kemi filluar nga zbatimi i projekteve me financim te huaj, si Projektet e CEB, projekti i Bankës Botërore.(monitor)
/a.meta