Ish ministri i Bujqësisë dhë Zhvillimit Rural Niko Peleshi, deklaroi sot se projekti i shumë debatuar për ndërtimin e TEC-it në Korcë është anulluar zyrtarisht. Peleshi theksoi qëndrimin e tij të palëkundur kundër këtij projekti që në fillesat e tij duke sqaruar se statusi i investimit strategjik i debatuar ditët e fundit, është një procedure burokratike që i jepet cdo investimi që kalon një vlerë të cakuar dhe krijon vetëm një detyrim për administratën publike, përshpejtim procedurash apo këresash përballë administratës.
“Unë kam qenë në vendin e ministrit të Bujqësisë, anëtar i komunitetit të investimeve strategjike, në atë mbledhje ka qenë dhe kryetari i bashkisë, unë e kam bërë të qartë që ky investim nuk mund të ndërtohet pranë qytetit në ato toka që për më tepër janë të frutshme, janë toka bujqësore të frutshme.
Kryetari i bashkisë e ka thënë, është pjesë e raportit, që në atë mbledhje, pra në Dhjetor të vitit 2017 që ne nuk mund të lejojmë ndërtimin kaq pranë qytetit, të një investimi të tillë, për më tepër që edhe premtimet, nuk dua ta negativizoj por premtime do ti quaj nga ana e kompanisë për të zgjidhur ngrohjen e qytetit duke ndërtuar një sistem të furnizimit me avull etjera, ishin vetëm fjalë. Ne i konsiderojmë përralla dhe për sa kohë janë përralla nuk merren fare në konsideratë.”
Peleshi duke lajmëuar anullimin e projektit falenderoi kryeministrin dhe ministrin Klosi për reagimin e shpejtë. “..dua ta falenderoj publikisht edhe kryeministrin edhe ministrin Klosi, sepse ai sot mbas 2-3 dit sapo mori letrën e kryetarit të bashkisë, ka bërë një vlerësim të shpejtë të raportit të ndikimit të mjedisit, dhe ka refuzuar raportin e ndikimit në mjedis pra lejen mjedisor etë këtij investimi, ç’ka do të thotë se ai investim në atë vend nuk mund të realizohet”. raport.tv
/a.meta