Një person ka hipur në një nga oxhaqet e naftës në Marinzë dhe kërcënon se do të hidhet prej aty pasi nuk i është kompensuar toka që i është marrë në shfrytëzim nga Bankers Petrolium. Mësohet se personi që ka hipur në oxhak është Vasil Suku, 55 vjeç. Nga raportimet e para bëhet e ditur se një konflikt pronësie ka çuar në këtë situatë.
/a.meta