Në mbledhjen e mbajtur mes FSHF-së dhe qeverisë për situatën problematike të futbollit në vend, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshi ka deklaruar se do të ketë diskutim për rikthimin e policisë në stadium.
Por sipas Lleshajt rikthimi i policisë ka një faturë dhe duhet paguar si dhe duhet që tifozët të identifikohen, pasi nuk do të ketë shumë punë.
“Ne kemi policinë më të vogël në rajon dhe kemi shumë pak policë dhe shumë probleme. Duhet të ketë faturë që duhet paguar dhe nëse ka kompetenca, ka vështirë të përballojë volumin e sportit në vend dhe na duhen 700 policë për këtë çështje, ka orë shtesë dhe kapacitet shtesë. Duhet të ndërhyjmë edhe në organizimin pasi janë shumë çështje. Ne kemi turma në stadium dhe jo individë. Duam tifozë të identifikuar në stadiume pasi nuk do shumë punë”, u shpreh Lleshaj.