E ëma e Bukuries është ndarë nga jeta përpara një viti dhe më shumë nga të gjithë mungesën e saj e ka ndier Bashkimi, bashkëshorti i të ndjerës.
Përpara disa muajsh, fati e njohu me Mimozën, me të cilën u pëlqyen dhe ranë dakord të kalonin jetën sëbashku. Por në momentet e fundit, Mimoza ndryshon mendje. Bukuria ka ardhur enkas nga Danimarka për t’i dhënë një mesazh Mimozës, por në studion e programit “E Diela Shqiptare” ka ardhur edhe Bashkimi nga Gjermania, i cili në një studio dëgjon të gjithë mesazhin.
“Para një viti, për shkak të një sëmundje të rëndë humba nënën. Djali i dajës u martua në verë dhe babai shkoi krushk në një dasmë në Shqipëri dhe i folën për një grua. Ata pinë një kafe dhe ajo nuk e pranoi babain, sepse i vinte turp, por unë mendova t’i flas në Facebook dhe kështu bëra. Ajo e hapi telefonin, folëm bashkë, kaluam shumë mirë, por nuk e pranoi babain, sepse i vinte turp dhe vëllai i thoshte se je e madhe dhe nuk ke moshë për t’u martuar. Edhe asaj i ka vdekur burri, nuk ka fëmijë, jeton vetëm. Unë e mora në telefon dhe i bashkova të dy me një grup në WhatsApp ku të flisnin bashkë, por ajo ishte e turpshme dhe nuk fliste shumë. Kaluan dy muaj që flisnin bashkë dhe ajo vendosi të vinte në Gjermani, la punën në Peqin dhe do t’i bënim babait një surprizë, do shkonim në Gjermani, por pastaj duke qenë femër tha që të vinte babi ta merrte nga Peqini në Gjermani. Unë pranova dhe erdhi babai në Kosovë dhe shkoi në Shqipëri, ata pritën Vitin e Ri bashkë, ndenjën bashkë në shtëpinë e saj. Ajo ishte e gëzuar, u emocionua shumë, ishte përgatitur për të ikur në Gjermani, shkëmbyen edhe unazat. Papritmas ajo bëri valixhen gati për të shkuar në Kosovë e më pas në Gjermani. Të gjithë e morën vesh që ata do martoheshin. Unë u mërzita, sepse Mimoza papritmas tha nuk dua. Babi u shqetësua shumë, nuk e di se çfarë e pengoi Mimozën që mos të vinte, por ai u nis i vetëm për në Kosovë dhe gjithçka u prish. Ajo nuk donte dhe nuk dha asnjë arsye. Erdhi prapë në Peqin me xhaxhain, një mik dhe tezen, por Mimoza nuk ishte në shtëpi. Unë i shkruajta dhe i kërkova një arsye se pse ndryshoi mendim dhe më tha se nuk më lë vëllai. Je e madhe dhe nuk do të martohesh.”
Ardit Gjebrea: Ti ke folur më pas me Mimozën?
Bukuria: Jo, unë jam përpjekur, por ajo s’ka pranuar të flasë më, sepse thotë që e tradhëtova Bukurien. Ne asnjëherë nuk jemi takuar, vetëm nëpërmjet Facebook. Ndoshta më ka harruar, por unë nuk e harroj atë.
Ardit Gjebrea: Veprimi yt është nga ato të rrallët. Ju keni mamin në zemër, por edhe babain që do ta shohësh të lumtur.
Gazetari i rubrikës “Ka Një Mesazh Për Ty” shkon në Peqin për t’i dhënë mesazhin Mimozës, të cilën e gjen në punën e saj të përditshme si banakiere. Ajo pranon ftesën dhe vjen në studion e programit “E Diela Shqiptare”.
Ardit Gjebrea: Ç’mund të më thuash për jetën tënde?
Mimoza: Jeta ime e vetmuar, mami më ka vdekur, babai më ka vdekur, burri më vdiq, pa njeri fare, jetime.
Ardit Gjebrea: Vetëm fare?
Mimoza: Mirë që kam punën, aty e kaloj ditën dhe natën.
Ardit Gjebrea: Po pastaj, kur shkon në shtëpi çfarë bën?
Mimoza: Në shtëpi kam nipin e burrit dhe më mbajnë, më respektojnë, kam 30 vite aty.
Ardit Gjebrea: Kush ka ardhur sot?
Mimoza: Zoti e di edhe ti.
Në ekranin përball shfaqet Bukuria, e cila ka ardhur enkas nga Danimarka për Mimozën.
Mimoza: Faleminderit që ka ardhur, e dua shumë e respektoj jashtë mase.
Ardit Gjebrea: Do ta dëgjosh mesazhin? Ajo është prekur.
Bukuria: Je pak e shqetësuar, nuk e ke pritur këtë mesazh prej meje, por mua më ke vrarë shumë. Ashtu si kaluam ato dy muaj, më ke lënë një përshtypje shumë të mirë. Ditën e fundit i the babait nuk të dua, mendova të merrja në telefon dhe nuk e hapje telefonin. Nuk di çfarë të them, çdo njeri gabon, ndoshta babai im i ka fajet, ndoshta ai të ka prekur, por ai ishte i mërzitur për ty shumë, pastaj unë mendova t’ia bëj surprizë babait edhe ty.
Ardit Gjebrea: Ku e ka bërë gabimin?
Mimoza: Unë nuk mund të flas dot këtu. Për Bukurinë mund të bëj gjithçka, por unë nuk mund të merrem me babain e Bukurisë, sepse xhelozia po vret njerëz. Rasti i parë që e pyeta për huqet, ai më tha celular, Facebook nuk ka, unë bleva telefon për t’u lidhur me këtë edhe veç kaloj darkën, nuk di as ta përdor. Sytë majtas, djathtas nuk ke për t’i hedhur, për momentin jam shumë e pakënaqur. Rrinte i largët edhe kur erdhi, ishte i urtë, i qetë, neutral, nuk dolëm të shoqëroheshim. Xhelozia nuk më pëlqen. Njeriu duket. Unë nga kjo kam turp ta shikoj në sy, sepse e doja si motër edhe tani do t’i flas. Kjo më ka qëndruar shumë afër, unë e respektova dhe mendova që do iki një ditë direkt tek Bukuria, do t’ja bëja surprizë. Tani nuk jap dot fjalën, e kam shumë të vështirë. Po për këtë që ka ardhur deri këtu, mund të bëj ndonjë gjë. Unë e dua me shpirt.
Ardit Gjebrea: Ne e morëm hapin e parë. Gjithçka varet nga ty Mimoza. As Bukuria nuk e di dhe as ti nuk e di, sepse ne na shkruajti Bukuria dhe tha do ta flasim si dy shoqe, si dy motra, por ne e kemi thirrur Bashkimin nga Gjermania. Nëse ti do thuash po, të paktën të vijë të japë dorën, është aty mbrapa.
Mimoza: Jo, më fal unë kam ardhur vetëm prej teje. Kisha dëshirë shumë të dilja me ty. Jam nisur për në punë dhe kam ardhur tek ty. Bukurie, unë të dua shumë, për momentin me babain tënd unë tani nuk flas. Ty do të marr në telefon sa të dal nga dera, të jap llafe burrash këtu para Arditit. Ai si ka lënë vend vetes.
Ajo që mbetet për t’u përgëzuar në këtë histori është guximi i Bukuries për të thyer barrierat e paragjykimeve, thjesht dhe vetëm që të shohë babain e saj të qeshur sërish. Ky është emancipim, është dashuri e sinqertë e një vajze për babain. Megjithse fundi nuk ishte ashtu siç pritej, ne urojmë më të mirat për Bashkimin dhe Mimozën në rrugët e ndryshme që fati ka zgjedhur për ta…
/a.r