Andrea Dovizioso ka fituar Çmimin e Madh të Katarit dhe ka siguruar suksesin e tij të parë të sezonit në garën hapëse të Botërorit 2019-të.
Piloti i Ducati-t ka kaluar vijën e finishit para Honda-s së Marquez në përfundim të një garë spektakolare kokë më kokë, që ka qenë e ngjashme me atë të një viti më parë.
Në podium është ngjitur edhe Crutchlow me Honda LCR, duke lënë mbrapa Rins dhe një super Valentino Rossi, i cili e ka mbyllur në vendin e pestë garën pasi e kishte nisur në të 14-in.
/a.rada