Turizmi Shëndetësor është kthyer në një atraksion të vërtet për vizitorët e huaj në vendin tonë.
“Mysafirë” nga e gjithë Europa tashmë zgjedhin të shijojnë bukuritë e Shqipërisë, ndërsa përfitojnë kurim dentarë e estetik me kosto që në vende të tjera europiane do të ishin disa herë më të larta.
Pikërisht përmes këtij avantazhi ekonomik, operatorë turistik shqiptarë janë duke zhvilluar një fushatë promovimi të rëndësishme brenda e jashtë kufirit të Europës. Gjithashtu duke ndikuar në punësim, duke ndikuar jo pak në turizmin gjithë vjetorë, në turizmin kulinare, atë kulturor e artistik, si dhe në të turizmin e aventurës. Një mekanizëm i vërtetë që po e kthen Shqipërinë në një “Oaz turistik” në mes të kontinentit evropianë.
Operatorë turistik të turizmit të shëndetit së fundmi kanë valëvitur në qiellin e Berlinit dhe flamurin kuqezi, duke qenë përfaqësues të vendit tonë në stendën e Shqipërisë, por dhe me një stend të rëndësishme në pavijonin e mjekësisë në një panaireve më të rëndësishëm në botë, ku marrin pjesë përfaqësues nga 180 shtete në 6-të kontinente. 1 000 blerës të mëdhenj, 10 000 ekspozues tregtarë, 110 00 vizitorë tregtarë dhe rreth 160 000 vizitorë në total. “
“Ajo që është interesante, është që tashmë Shqipëria është pjesë e Panairit të Turizmit edhe në fushën e turizmit shëndetësorë. Vendi ka mundësi reale për të zhvilluar edhe këtë formë të turizmit”, tha Klosi.
“Ne kemi disa kontakte dhe kompanitë shqiptare kanë nisur të hartojnë planet e para se e gjithë filozofia jonë për zhvillimin e 100 fshatrave dhe agro turizmin shkon për shtat edhe me këtë lloj filozofie. Pasi është e udhës e dhe e kërkuar se një turizëm i tillë shëndetësor të gjejnë dhe afërsinë me aeroportin, me gjithë kryeqytete Evropës, bukuritë e natyrës, gjelbërimin, pastërti, zonat e mbrojtura, dhe gjithashtu jemi pjesë e një komuniteti që ka mjekë, staf të kualifikuar , ka mjedise të pastra dhe të sigurta dhe gjithashtu një mikpritje të veçantë. Është një segment i turizmit dhe si çdo segment ka nevojë për kohën e tij dhe ka nevojë për partneritetin e plotë të qeverisë, mundësitë reale për tu futur në Shqipëri e për të krijuar më shumë hapësira në mbështetjen fiskale dhe kemi shumë shanse që lehtësira që ofrojmë për agro turizëm dhe për klinikat që anë shtretër dhe që ofrojnë këto forma shërbimesh. Të gjithë ata që vijnë për turizmin shëndetësor nuk vijnë vetëm për detin por dhe për natyrën dhe këtu në Berlin po gjejmë kontakte të mira që e shohin vendin si opsion për të shijuar turizëm dhe për të përfituar një shërbim të kualifikuar shëndetësorë”, shprehet Klosi, i cili vizitoi këtë javë dhe padilionin e Shëndetësisë në Berlin, ku ishte pozicionuar dhe vendi ynë përmes një operatori turistik në fushën e turizmit shëndetësorë.
Sipërmarrësi Dritan Gremi, që ka një klinikë mjekësore në Tiranë u shpreh se prej 9-të vitesh ka ngritur një strukturë serioze për të ofruar një shërbim cilësorë që rrit vlerat e vendit tonë, ndërsa e promovon atë në mënyrën më të mirë. Ai thekson se Shqipëria çdo vit e më shumë po kthehet në një atraksion turistik, kjo falë sigurisë dhe bukurive që ofron vendi ynë.
“Ne jemi një kompani serioze, që vitet e fundit po njohim rritje dhe falë rritjes së turizmit ën Shqipëri. Ne sot që flasim kemi 60 të punësuar me kontrata të rregullta. Pra 60 familje që marrin të ardhura përmes kësaj forme të turizmit. Operojmë gjatë gjithë vitit dhe ofrojmë hotelin, shërbimin mjekësorë cilësorë dhe gjithashtu transportin nga Aeroporti në hotel, klinikë dhe vizita turistike në zona të ndryshme të vendit, duke nisur nga më e afërta që është Tirana, duke vijuar dhe në pika më të largëta, siç është Vlora në jug, apo Shkodra në Veri”, tha Gremi.
“Ka një potencialitet të lartë të turizmit shëndetësorë. Mjafton të kujtojmë që rritja e klientëve në vitin 2018 ka qenë rreth 120% më shumë se në vitin 2017. Vetëm Italianët shpenzojnë rreth 4 miliard në vit, kuptojeni vetë se cili është potenciali këtij sektori që po merr gjithnjë e më shumë hovë”, tha Dritan Gremi, drejtues i një sipërmarrje të rëndësishme në fushën e turizmit shëndetësorë në Tiranë.
Thomas Bömkes – Consultat ITB Berlin (Këshilltar ITB Berlin për turizmin shëndetësor) shprehet se, ekspozuesit në padilionin e Shëndetit në panairin e Berlinit janë nga shumë vende të botës. “Kemi ekspozues nga Polonia, nga Kroacia, nga India, nga Turqia, nga Shqipëria”, tha Bömkes.
“Mendoj se është vërtet atraktive për gjermanët kur udhëtojnë në vende si Shqipëria, të mund të marrin edhe trajtime mjekësore, teksa mund të bëjnë dhe pushime atje në të njëjtën kohë. Pra për të njëjtin çmim bëjnë edhe pushimet. Ky është një potencial i madh për Shqipërinë që të shes produktin e saj mjekësor këtu në tregun gjerman, por jo vetëm në tregun gjerman pasi ITB është një panair ndërkombëtar, pra përfshin dhe tregje të tjera si Anglia, Franca që janë potenciale shumë të mëdha për Shqipërinë”, tha ai.