Sipas kryebashkiakut inspektori i arrestuar nuk ka qenë i pranishëm në protestë, ai ka shtuar se inspektori karakterizohet nga qetësia, sipas tij ai kurrë nuk do të ngrete dorë mbi Policinë e Shtetit.
”Inspektori i arrestuar nga policia nuk ka qenë në protestë ndërsa për sa i përket veprimit që nese mund të kishte qenë në këtë protestë ai karakterizohet nga vlerat e një njeriu dhe intelektuali të qetë dhe të sjellshem”, tha Kapllanaj per FaxNews.
Ai ka shtuar se edhe nëse do ta kishin qëlluar 10 herë inspektorin Isufaj, ai në herën e 10-të do të kishte bërë vetëm pyetje personit se përse e qëllon duke nënkuptuar qetësinë dhe urtesinë e tij.
Kujtojmë që ditën e djeshme gatë protestës së zhvilluar në qytetin e Fierit mbeti i lënduar një efektiv i FNSH-së.
Gjithashtu kreu i bashkisë Mallakaster ka thënë se beson bindshëm në dëshminë e tij dhe është gati të japë dorëheqjen nëse verteton se punonjësi i bashkisë ka kryer goditjen me gurë te efektivit të policisë dje në protestën e opozitës në Fier.