Konsumi i alkoolit konsiderohet si shenjë maskiliteti në Kiev, çka e bën kryeqytetin ukrainas të vendoset në krye të klasifikimeve të qyteteve ku pihet më shumë alkool. Vitin e shkuar, autoritetet e Kievit votuan për të ndaluar dyqanet të shesin alkool nga ora 23:00 e mbrëmjes deri në orën 10:00 të mëngjesit, në një përpjekje për të reduktuar konsumin e tepruar të alkoolit gjatë natës. Ish shtetet sovjetike, në Evropën Lindore, janë sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, vendet që konsumojnë më shumë alkool në të gjithë globin.
Në vende të tjera, si Koreja e Jugut, Vietnami dhe Portugalia, po ashtu konsumohet alkool më shumë krahasuar me rajonet që i rrethojnë. Australia, Kanadaja dhe Evropa kanë nivele domethënëse të konsumit të alkoolit.
Sipas të dhënave të OBSH, Lituania është vendi që konsumon më shumë alkool në BE, me kryeqytetin e saj Vilnius, që është i shumë-frekuentuar nga turistët.
Popullata atje konsumon mesatarisht 15 litra alkool të pastër për person në vit, sasi kjo ekuivalente me 167 shishe verë me 12 për qind alkool. Edhe Afrika sidoqoftë e ka një përfaqësues të saj në klasifikimin e alkool-pirësve dhe ai është Afrika e Jugut, me Cape Town dhe Johanesburgun, ku konsumi i alkoolit është i konsiderueshëm.
/a.meta