Një shqiptar 26-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Itali, pasi u kap me një sasi droge në zonë e Chietit. Aksioni për arrestimin e të riut erdhi pas vëzhgimeve intensive të kryera nga autoritetet e vendit fqinj.
Sipas mediave italiane, shqiptari i arrestuar, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, dyshohet se ishte një nga furnizuesit kryesorë të drogës në zonën e Frentana-s. Lënda narkotike prej 2,5 kg marijuanë ishte e ndarë në dy pako dhe e futur në garazhin e shtëpisë ku jetonte. Gjithashtu në aksion janë sekuestruar edhe telefona celularë, ku përmes të cilëve dyshohet se shqiptari ka biseduar me rrjetin dhe klientët e drogës. Vlera e drogës përllogaritet në 30 mijë euro, ndërsa hetimet kanë nisur për të zbuluar aktivitetin e shqiptarit trafikant në shtetin fqinj.
/a.meta