Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali u shpreh se djegia e mandateve është e papranueshme dhe se ka marrë mesazhe nga emrat më me peshë të opozitës, të cilët janë penduar për këtë akt.
Gjatë një interviste në “ABC News”, zëdhënësja e Qeverisë, Spiroplai theksoi se vendimi për djegien e mandateve nuk e ka marrë kreu aktual i Partisë Demokratike, por një tjetër deputet brenda radhëve të kësaj partie.
“Sali Berisha mori në qafë opozitën dhe ishte një vendim i tij. Mendjet e kthjellëta dhe racionale të PD-së, duhet ta kishin ndaluar. Ndoshta emrat më me peshë, ata më kanë shkruar dhe nuk janë militantë të verbër të partive politike dhe të rinj, janë njerëz që dinë të thonë çështja përgjegjësi. Janë penduar, por pendesa e tyre në këtë pikë nuk vlen, sepse nuk ka asnjë mundësi ligjore që ata të kthehen pas. Mesazhe marrim ne dhe patjetër që marrim mesazhe, se kjo ishte e papritur dhe nuk ka qenë një zgjedhje krejtësisht të pavarur. Ata janë detyruar të firmosin, pasi lidershipi i partisë dhe konkretisht Berisha, ishte ai që mori vendimin dhe Basha i ka detyruar. Kanë qenë në kushtet e një detyrimi dhe nuk ka qenë vullneti i tyre i pavarur. Por edhe LSI më pas vendosi që t’i digjet mandatet. Nuk besoj se gjithë deputet e LSI kanë dashur të lënë mandatet të tradhtojnë elektoratin. Kauza për zgjedhje të lira ka rënë”, – u shpreh Spiropali.
Më tej Spiropali është shprehur se me hyrjen e kandidatëve të listave të partive të opozitën Kuvend, tregon se Basha dhe Kryemadhi nuk mund të bindin më elektoratin.
“Janë pa mandate, janë pa strategji dalje dhe nga kjo situatë presin që në t’i nxjerrim nga situata ku kanë hyrë. Ka filluar pendesa e përgjithshme. Kandidatët e tyre në lista po hynë në Parlament, është diçka e papritur për ta, nuk po i binden Bashës dhe Kryemadhit, dhe kur nuk u binden ata imagjino t’u bindet elektorati. Ne nuk kemi ndërmend të hidhem nga vinçi pas tyre. Është zgjedhja e tyre me vullnet për të bërë këtë vetëvrasje dhe ja ku jemi. Kauzat e tyre janë hedhur poshtë, jo vetëm nga ne, por edhe nga partnerët ndërkombëtarë”, – vijoi Spiropali.
Deputetja gjithashtu është shprehur se opozita nuk ka më në dore asgjë.
“Ne nuk biem pre e këtyre provokimeve qesharake dhe ata nuk janë në pozicione për të vendosur as tryezën, as kreun e tryezës dhe as për të vendosur kushte. Ata kanë në dorë vetëm vetën e vet”.
Më tej ajo ka komentuar deklaratën e Kryemadhit e cila tha mbrëmjen e djeshme në emisionin “Opinion” se mazhoranca po përgatittë për zgjedhje të përgjithshme të parakohshme në Maj.
“Këto më duken si kthema kur je në mes të pyllit dhe është errësirë dhe klith për ndihmë. Ajo që në dimë me sigurinë më të madhe është sepse ata duan ta heqin patjetër Edi Ramën, sepse me Edi Ramën Kryeministër nuk mund t’i fitojnë zgjedhjet. Ne nuk mund të kujdesi për frikërat e tyre por për sigurinë e qytetarëve”, – përfundoi Spiropali.
/a.rada