Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho nga Real Story është shprehu se për zgjidhjen e krizës ato janë të gatshëm për një qeveri të majtë.
“Jemi te gatshem qe te pranojme dhe nje qeveri te majte te pergatis zgjedhjet dhe kushdo qe fiton, te qeveris vendin.” – tha ai.
Ndërkohë Arben Malaj në fjalën e tij është shprehur se ne duhet ta pranojmë se në vend tashmë kemi një krizë, por ai ka theksuar se nuk është dakord me Presidetin e PE-së Tajani i cili është shprehur se Shqipëria është në një “luftë civile”.
Çështja sipas Malajt tashmë është se si të dalim nga kjo gjendje, që të mos kemi shumë kosto ekonomike për vendin.
“Ambienti i acaruar, ka prodhuar efekte negative. Eshte koha qe ta pranojme qe ka nje situate te veshtire. Edhe nderkombetaret, duan zgjidhje nga te dy palet.” – u shpreh Malaj.