Olgert Mustafa, autori i vrasjes së 35-vjeçarit Altin Balliu në Korrcë, është vetëdorëzuar në polici dy muaj pas ngjarjes.
Policia bëri ndalimin e shtetasit Mustafajt pas vetëdorëzimit të këtij të fundit, në ambjentet e Komisariatit Korçë ku po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale.
Altin Balliu u qëllua me armë zjarri gjatë një sherri në lokal duke gjetur vdekjen në vendin e ngjarjes.
Gjithçka nisi me gërvishtjen e makinës dhe përfundoi në vrasje.
Të dy patën një konfrontim fizik i cili degjeneroi në vrasjen e Balliut.
Mustafaj është larguar fillimisht nga lokali ka marrë një pistoletë dhe e ka sulmuar Balliun në një kohë kur ai po shkonte i vetëm drejt makinës.
/a.rada