Mjeku i Lezhës, Zef Doda, ra sot pre e dhunës barbare. Të afërmit e një pacienti e goditi mjekun e dermatologjisë me mjete të forta, duke i shkaktuar plagë të shumta.
Por pasditen e së enjtes, autori është dorëzuar në Polici. Ai është shtetasi Eduart Lleshi, që në dëshminë e tij ka shpjeguar edhe rrethanat e ngjarjes.
Lleshi ka pranuar se fillimisht ka debatuar me Dodën dhe më pas e ka goditur.
Ngjarja e shëmtuar u dënua sot edhe nga Ministria e Shëndetësisë që ndër të tjera kërkonte ndëshkimin maksimal të autorit.
/javanews/a.rada