Kryetari i shoqatës së mësuesve në pension Lushnjë, Rrapi Prendi iu drejtua platformës së bashkëqeverisjes me kërkesën për vlerësimin simbolik të mësuesve në pension me rastin e 7 marsit për kontributin e tyre në edukimin e brezave me një certifikatë mirënjohjeje. Kjo kërkesë u mor parasysh nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, dhe jo vetëm u përgatitën certifikatat për mësuesit e shoqatës në Lushnjë po në ditët në vijim MASR do të shpërndajë certifikata mirënjohjeje për të gjithë mësuesit në pension në Shqipëri. Duke folur për kërkesën e Rrapi Prendit, kryetarit të “Shoqatës së mësuesve në pension” Lushnjë, kryeministri potencoi se kjo shoqatë iu drejtua bashkëqeverisjes me një kërkesë për një vlerësim simbolit të mësueseve në pension me rastin e 7 marsit me një certifikatë mirënjohje për kontributin e dhënë ndër vite.
“Ky rast tregon se idetë janë si ‘Veza e Kolombit’ dhe një ide krejt e thjeshtë impakton shumë njerëz e nuk i shkon në mendje një sistemi të të tërë të ngritur e paguar për atë punë. Kjo është vlerë e demokracisë si ndërveprim mes qeverisë e qytetarëve, por dhe platformë si urë komunikimi për të realizuar këtë qëllim. Ministria e Arsimit ka marrë në konsideratë këtë kërkesë”, tha Rama. Rrapi Prendi kryetar i “Shoqatës së mësuesve në pension” Lushnjë falënderoi kryeministrin për pranimin e kërkesës.
“Për herë të parë dalë përpara një kryeministri. Falënderojë Kryeministrin që la pikërisht datën shtatë për t’u takuar me ne. Unë ju uroj suksese mësuesve aktivë dhe atyre në pension të kenë një jetë dhe punë të mëtejshme sa më të mirë”, u shpreh ai. “Me thënë të drejtën, duke kaluar koha, thashë erdhi dita e fundit dhe po dorëzohesha, por një telefonatë më zgjoi vërtet. Nga platforma më morën dhe më sqaruan situatën. Erdhëm këtu për të dëgjuar të vërtetën që thotë Kryeministri. Institucionet po lëvizin dhe jam i kënaqur që po zgjidhen problemet e popullit”, tha Rrapi Prendi kryetar i “Shoqatës së mësuesve në pension” Lushnjë.
/a.meta