Kryeministri Edi Rama në takimin e përjavshëm për platformën “Shqipëriaqëduam.al”, ri përsëriti faktin se shqetësimet e qytetarëve tashmë e kanë një adresë, e cila iu shërben në kohë për shqetësimet e tyre. Shefi i qeverisë ftoi qytetarët të vënë në provë seriozitetin e platformës, ndërsa pohoi se synimi është që administrata të përmirësohet përmes presioneve, që vijnë nga radhët e qytetarëve.
“Besoj që, po është e vërtetë se ka një përmirësim që ndjehet diku më shumë dhe diku më pa dhe kuptohet se presioni që ushtron qytetari mbi zyrtarin është pozitive dhe kjo në fund është thelbi. Në çdo vend me administrata të konsoliduar ka nevojë gjithmonë për konsolidim për të identifikuar një problem dhe për të adresuar zgjidhjet. Të na vënë në provë, nuk iu kushton asnjë qindarkë, por vetëm 3 minuta dhe menjëherë qeveria është në krahun e atij që i adresohet platformës.”, tha Rama.
/a..meta