Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), ka bërë një anketë përmes së cilës ka studiuar dhunën e grave në Evropën Juglindore. Sipas këtij studimi i cili ka anketuar edhe gra nga Kosova, thuhet se seksi pa dëshirë në martesë arsyetohet nga 25 për qind e grave, ndërsa 26 për qind mendojnë se seksi në martesë është detyrues.
Në një të dhënë, ku Kosova dallon shumë nga rajoni është në pyetjen nëse femra e ka për obligim të kryejë marrëdhënie seksuale me partnerin e vet edhe kur nuk ka dëshirë. Njëzet e gjashtë për qind të grave të anketuara në Kosovë kanë menduar se e kanë këtë obligim.
Sa i përket arsyetimit të marrëdhënies seksuale pa miratimin e gruas për shkak të rrethanave të ndryshme edhe këtu Kosova mban përqindjen më të lartë të “tolerancës”. Seksi pa dëshirë në martesë arsyetohet nga 25 për qind të grave të anketuara në Kosovë.
Sipas studimit të OSBE’së të kryer gjatë vitit 2018, 16 milionë gra në rajonin e Evropës Juglindore kanë përjetuar forma të ndryshme të dhunës, gjatë jetës së tyre nga mosha 15-vjeçare
Përderisa sa i përket ndërhyrjes nga jashtë në familje në rast dhune, 62 për qind e grave të anketuara të Kosovës kanë thënë se të tjerët duhet të ndërhyjnë.
Sipas raportit, gratë viktima që janë edhe të fajësuara për dhunën, mendojnë se gratë duhet të urdhërohen nga burrat dhe se dhuna familjare duhet të jetë çështje private. “Të dhënat nga anketimi tregojnë, se besimi në nënshtrimin e gruas dhe heshtja e rrethit, vazhdon të dominojë në rajon dhe se gratë me besime të tilla janë viktimat më të shpeshta” thuhet në raport.
/a.meta