Pas emisionit të Bruno Vespës, “Porta e Porta” kryeministri i vendit Edi Rama ka dhënë një intervistë edhe për televizionin e njohur italian TG5, ku sërish tha se kërkon të përmirësojë imazhin e Shqipërisë në sytë e italianëve.
“Kohët kanë ndryshuar radikalisht, ne jemi në një periudhë rritjeje të rëndësishme. Kemi nivelin më të ulët të papunësisë në 27 vjet, po rritemi kryesisht në sektorin e Turizmit, 1.5 milionë turistë italianë kishim vitin që shkoi, duam ta kalojmë këtë shifër. Ndaj jam sot në Itali për t’ju thënë italianëve se ato imazhet negative janë pjesë e një proteste që zhvillohen brenda një km. Jashtë këtyre protestave jeta vazhdon”,– shprehet Rama.
Pse e quani protestën jo popullore por të politikës?
Është një revoltë e establishmentit të vjetër që rreth 5 vite e gjysme më parë u përzu me 1 milion vota, diçka e pazakontë në Shqipëri. Ajo qeveri la pas një vend me probleme të mëdha që ne po i japim zgjidhje. Ne kemi ende probleme por jemi në rrugën e duhur.
Do mund të gjeni kompromis me opozitën?
Ne kemi detyrime ndaj njerëzve që na kanë dhënë mandatin, s’mund t’ju themi që lojën e lëmë në gjysmë dhe ta fillojmë nga fillimi duke iu lënë kundërshtarëve formacionin që duan me qëllim që të fitojnë ndeshjen.
/a.rada