Krenar Rryci është kandidati i dytë pas Majlinda Halilaj nga lista e Partisë Demokratike, i cili pendohet që ka refuzuar të marrë mandatin. Pasi ka firmosur dorëheqjen pranon se ka ndryshuar mëndje dhe do të bëhet deputet.
“E kam firmosur, por kam ndryshuar mendje. Do jem kandidat dhe do marr mandatin që të përfaqësoj Parlamentin shqiptar”, tha Rryci.
Emri i Krenar Rrycit, i cili listohet i 18-ti në listën e PD-së në qarkun e Durrësit, ishte mes 103 kandidatëve të djathtë që refuzuan të marrin mandatin, por kandidati mohon ti kenë ofruar para apo t’i kenë bërë presion për t’u bërë deputet.
“Absolutisht jo. Ishtë vullneti im që e kam pranuar mandatin dhe e pranoj të jem pjesë e këtij parlamenti…dhe mendoj se ky parlament do na shkojë mbarë”, tha ai për Top Channel.
Në Parlament kryeministri Rama pohoi se me opozitën e re do votojë reformat, deputeti i ardhshëm tregon se si do rreshtohet ai.
“Me jemi të opozitës. Çdo votë e jona që do jetë për të mirën e popullit shqiptar për të mirën dhe vazhdimesinëm sepse ne jemi me projektet e BE-së.
Do anëtarësohemi në BE, unë jam i gatshëm dhe do e jap gjithmonë votën time”, u shpreh Rryci .
Edhe pse kandidat i listës së PD. Krenar Rryci është edhe kryetar i Partisë Reforma Demokratike.
Ai bashke me 6 kandidatë të tjerë të cilët kanë shprehur vullnetin për ta pranuar mandatin pritet te ulet shume shpejt në kuvend krah 4 deputeteve të rinj të opozitës.
/a.rada