Rojet e burgjeve në të gjithë Francën filluan sot një grevë masive për të protestuar për kushtet e tyre të punës, një ditë pasi një i burgosur i radikalizuar në veriperëndim të Francës sulmoi me thikë dy roje.
Unioni i punonjësve “Force Ouvriere” njoftoi sot se punonjësit e burgjeve kanë bllokuar hyrjen dhe daljen në 60 burgje.
Administrata kombëtare e burgjeve njoftoi se 18 institucione janë prekur nga kjo protestë.
/a.rada